Nga kirbenetika, Zafir Berisha përfundon në pyll

Diaspora Lajme

Ish-Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, iu është kthyer punëve të fshatit.

Berisha ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook, përmes të cilave ka treguar se gjatë vikendit ka qenë në vendlindje dhe se ka kryer disa punë fshati.

“Duke shijuar pranveren ne vendelindje”, ka qenë mbishkrimi që iu ka vënë ai këtyre fotografive.

Kujtojmë, se Ish-Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, kishte thënë se emërimi i tij në pozitën e re megjithatë e kishte një të mirë për vendin. Ai e pranon se nuk është ekspert i fushës por që është bërë reklamë e mirë për fushën.

“Dikush ka dashur të më diskreditoj për lojëra politike. Mirëpo është bërë reklamë e mirë për sigurinë kibernetike. Edhe po të donin mediet nuk do të bëhej kaq e madhe”, thotë ai.

“Nuk jam ekspert. Por e pranoj dhe qytetarët duhet të dinë se për sigurinë kibernetike punojnë njerëzit më të ditur dhe të aftë, patriotët e ditëve të sotme. Puna që bëhet aty në ditët e sotme është shumë e vlefshme”, kishte theksuar Berisha./meKryeministrin.info/

The post Nga kirbenetika, Zafir Berisha përfundon në pyll appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *