Nga Thesari thonë se Komuna e Prishtinës ende s’i ka kryer procedurat e nevojshme për ndihmën ndaj bizneseve

Showbiz

Ndihma për bizneset, nga Thesari thonë se Komuna e Prishtinës ende s’i ka kryer procedurat e nevojshme.

Komuna e Prishtinës ka bërë publike listën e përfituesve nga Pakoja për ndihmë nga kjo komunë

Por për këtë Pako, komuna nuk ka dorëzuar në Thesar një kërkesë për ekzekutimin e kësaj Pakoje.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Financave në një komunikatë për media.

“Duke marrë shkas nga njoftimi i bërë nga Komuna e Prishtinës rreth pakos së kësaj komune ofruar për bizneset, Thesari njofton Komuna e Prishtinës ende nuk i ka kryer procedurat e nevojshme për ekzekutimin e kësaj pako, ashtu siç parashihet në rregullativën ligjore për financat publike, bazuar në të informatat nga regjistrat kontabël (SIMFK). Po ashtu, Komuna e Prishtinës nuk ka dorëzuar në Thesarin e shtetit një kërkesë zyrtare për pagesa të tilla (masive) për biznese, meqë kjo gjë s`është e mundur, dhe se Thesari pret që nëse ende Komuna planifikon të realizojë ekzekutimin e pakos për biznese, atë duhet ta bëjë sa më parë për shkak të afateve për mbylljen e vitit fiskal, dhe përmes sistemit për menaxhimin e financave publike, në pajtim me legjislacionin dhe udhëzimet në fuqi, që sigurojnë transparencën e duhur dhe llogaridhënie institucionale si organizatë buxhetore, përgjegjëse për dizajnimin dhe zbatimin e saj”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Marrë parasysh se disa komuna të Republikës së Kosovës janë duke ofruar pako mbështetëse për bizneset e goditura nga pandemia, Thesari i shtetit dëshiron të jep disa sqarime dhe udhëzime lidhur me kompetencat, proceduarat dhe mënyrën e ekzekutimit të këtyre pagesave në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e financave publike në Republikën e Kosovës.

Duke marrë shkas nga njoftimi i bërë nga Komuna e Prishtinës rreth pakos së kësaj komune ofruar për bizneset, Thesari njofton Komuna e Prishtinës ende nuk i ka kryer procedurat e nevojshme për ekzekutimin e kësaj pako, ashtu siç parashihet në rregullativën ligjore për financat publike, bazuar në të informatat nga regjistrat kontabël (SIMFK). Po ashtu, Komuna e Prishtinës nuk ka dorëzuar në Thesarin e shtetit një kërkesë zyrtare për pagesa të tilla (masive) për biznese, meqë kjo gjë s`është e mundur, dhe se Thesari pret që nëse ende Komuna planifikon të realizojë ekzekutimin e pakos për biznese, atë duhet ta bëjë sa më parë për shkak të afateve për mbylljen e vitit fiskal, dhe përmes sistemit për menaxhimin e financave publike, në pajtim me legjislacionin dhe udhëzimet në fuqi, që sigurojnë transparencën e duhur dhe llogaridhënie institucionale si organizatë buxhetore, përgjegjëse për dizajnimin dhe zbatimin e saj.

Për këtë proces dhe që t`ju ofrojmë mbështetjen e duhur, ne kemi lëshuar një qarkore (datë 09.12.2020) për të gjitha komunat, me udhëzimet e duhura ligjore dhe operacionale, ndërsa i kemi kthyer një përgjigje me shkrim Komunës së Prishtinës (me datën 10.12.2020), lidhur me aspektet procedurale të zbatimit të pakos për përfitues për biznese, bazuar në kërkesën e saj për sqarime rreth këtyre proceseve.

Ju njoftojmë se disa komuna, veçse janë në përmbyllje të procesit të ekzekutimit të pakove për bizneset lokale, në përputhje me udhëzimet tona andaj një proces i tillë duhet të ndiqet edhe nga komunat tjera.

Thesari sqaron se, sipas legjislacionit në fuqi, ekzekutimi i buxhetit realizohet nga vet organizata buxhetore, përkatësisht komuna, përmes sistemit për menaxhimin e financave publike, në të cilin kanë qasje të autorizuar edhe zyrtarët financiarë të komunave. Thesari qartëson se komunat nuk kanë pengesa që të realizojnë zbatimin e pakos, ndërsa sipas nevojës do të kenë një afat shtesë për zotimin e mjeteve si dhe për kryerjen e të gjitha proceseve të shpenzimit të buxhetit për realizimin e këtyre subvencioneve. Gjithashtu komunat do të vazhdojnë të asistohen në baza ditore në pika të caktuara të procesit (hapja e përfituesve në sistem), duke përshirë edhe realizmin e pagesave për përfituesit në llogaritë e tyre, sipas procesit të rregullt të ekzekutimit të buxhetit.

Thesari bën me dije se zbatimi i këtyre pakove është në dorën e autoriteteve komunale (siç kanë bërë disa komuna tashmë), dhe kësisoj mbetet në përgjegjësinë e organizatave buxhetore që të kryejnë procedurat e rregullta të ekzekutimit të buxhetit, duke mbajtur përgjegjësinë për zbatimin e proceseve të brendshme të kontrollit. Pretendimet që vonesat në realizim të barten tek Thesari, janë të pabazuara dhe të pa sinqerta.

Në fund, Thesari mbetet në dispozicion për të ofruar mbështetje në këtë proces në pajtim me kompetencat ligjore dhe përgjegjësitë, andaj fton komunat që të gjitha çështjet të adresohen përmes komunikimit ndër-institucional në frymë konstruktive dhe në shërbim të interesit publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *