Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Plagosi djalin e axhës, viktima dërgohet me urgjencë në operim

Lajme

Kosovari dyshohet se plagosi djalin e axhës, viktima dërgohet me urgjencë në operim.

Një burrë nga fshati Vilancë e Vushtrrisë, dyshohet se është plagosur nga djali i axhës mëngjesin e sotëm.

Siç mësohet viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vushtrrisë, e më pas edhe në QKUK pasi është shfaqur nevoja për operim.

Merret vesh se Policia ka prangosur të dyshuarin, i cili mendohet ta ketë plagosur djalin e axhës në oborr, ku edhe janë parë njolla gjaku.

Ndërkohë, mësohet se viktima po vazhdon të trajtohet me kujdes intensiv, pasi plu’mbi ka kapur pjesë të ndjeshme të këmbës së djathtë.

Sidoqoftë, Policia po vazhdon të hetojë rastin, e deri tash dyshohet se arsye që solli incidentin, ishte një mosmarrëveshje që kishin pasur dy personat para një dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *