Ngjarjet e datës 12 qershor

Lajme

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme në vendin tonë Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. (Velani, Prishtinë, ora 09:00)

Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO’s. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 09:15)

Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 09:20)

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral Michele Risi, ambasadorë të shteteve të Quintit, diplomatë e deputetë do të vendosin lule te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 9:30)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, hap për vizitorë ish-burgun e Prishtinës. (Rruga “Luan Haradinaj”, përkrah Stacionit të Policisë Qendra, në Prishtinë, ora 10:00)

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtorëve komunalë do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00)

Në shënim të 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Ferizajt, bëhen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së. (Ora 10:00)

Në shënimin e Ditës së Çlirimit të Ferizajt nisin punimet në Parkun Memorial të UÇK-së në Jezerc. (tek Lapidari i Dëshmorëve, ora 11:00)

Seanca Solemne për 12 Qershorin – Ditën e Paqes. Pas përfundimit të Seancës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës mbillen 1133 lule në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovës (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Komuna e Prizrenit bën vënien e gurthemelit të memorialit të komandant Drinit në lagjen Bazhdarhane. (Parku përballë Shtëpisë së Bardhë, ora 11:00)

Oda e Avokatëve të Kosovës mban ceremoninë e betimit solemn për gjeneratën e dytë të avokatëve dhe praktikantëve të avokatisë të vitit 2020. (Hotel Emerald, ora 11:00)

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të vizitojë punimet në zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, segmenti Gojbulë-Smrekonicë. (Smrekonicë, në fund të segmentit, ora 12:00)

Sindikata e Infermierëve zhvillon takim me drejtorin e përgjithshëm të ShSKUK-së lidhur me kërkesat e tyre. (Drejtoria e ShSKUK-së, ora 12:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike mban mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi do t’i vizitojë hipermarketin Meridian. (Arbëri, ora 13:00)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi do t’i vizitojë kompaninë Neptun (Fushë Kosovë, ora 14:00)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi do të vizitojë kompaninë M-Technologie (Veternik, ora 15:00)

Lëvizja Vetëvendosje organizon tubim në ditën e çlirimit të Kosovës edhe ditëlindjes se Lëvizjes, gjithnjë duke respektuar rekomandimet e IKShP-së, duke ruajtur distancën fizike. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 17:00)

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri i Republikës Veriore të Maqedonisë, Bujar Osmani dhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma vizitojnë Trenin e Eksodit. (Bllacë, ora 17:30)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *