Ngrica e me shi, ky është parashikimi i motit

Lajme

Parashikimi i motit për pjesën e mbetur të javës.

Deri në fundjavë mbetet mot i qëndrueshëm, me temperatura në rritje nga dita e premte. Nga e diela priten edhe reshje shiu.

Sipas Prishtina Weather në ditët vijuese, do të dominojnë periudhat e qetësisë, që mbajnë ndotësit ajror më pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

Gjatë ditës kur do të ketë qarkullim të mirë ajror, ndotësit shpërndahen, e vende-vende vlerat e indeksit do të kalojnë në të pranueshme.

23.12 – Ftohtë, kryesisht me diell e ngrica në mëngjes. Në mbrëmje me vranësira kalimtare.

24.12 – Pjesërisht vranët.

25.12 – Vranësira, e ditën intervale me diell.

26.12 – Kryesisht me vranësira, e ditën intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit.

27.12 – Kryesisht me vranësira, e gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme, minimalet nga -6C rriten në 1C të shtunën e 5C ditën e hënë. Edhe maksimalet shënojnë rritje deri në 8C të premten, e në fundjavë deri në 11C.

Erërat fryjnë kryesisht nga jugu e juglindja të lehta dhe mesatare 2-8m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes dhe mbetet në vlera të larta, e nga fundjava në rënie graduale në vlera normale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *