Një 7-vjeçar në Amerikë krijon depo të ushqimit për t’i ndihmuar njerëzit gjatë pandemisë

Lajme

7 vjeçari, Cavanaugh Bell, nga Gaithersburgu, ka krijuar një depo të ushqimit për t’i ndihmuar njerëzit t’i marrin gjërat elementare gjatë periudhës së pandemisë Covid-19. Bell tha se ka marrë këtë iniciativë ta ndihmojë gjyshen e tij e cila ka astmë dhe njerëzit që jetojnë në komunitetin e saj.
Bell ka marrë donacione nga disa kompani përfshirë edhe nga kompania e letrave higjienike Brawny, e cila i dhuroi 500 letra, transmeton KOHA.

“Kam disa kompani të mëdha që më ndihmojnë t’i sigurojë gjërat dhe ndihem falënderuese”, tha Bell për Fox News.

Depoja e Bellit iu ka shërbyer mbi 3.756 personave dhe kjo ka marrë vëmendjen e senatorit Kamala Harris D-Calif i cili e ka telefonuar për të folur për iniciativën e saj humanitare. Sipas Bellit, dita kur kishte biseduar me Harrisin ishte “dita më e lumtur e jetës”.

Si shumë fëmijë që janë prekur nga koronavirusi, Bell shpjegoi se si ka ndikuar tek ai.

“Koronavirusi vërtetë ka ndikuar në mënyrë të çuditshme tek unë. Një shkëndijë më tregoi që unë duhet të ndihmojë. Është që ta ndryshojë botën dhe të ndihmojë mijëra njerëz”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *