Një foshnje braktiset në Spitalin e Pejës

Lajme

Në Spitalin e Pejës është raportuar se ditë më parë, nga prindërit e saj është sjell foshnja në gjendje të rëndë shëndetësore, ka bërë të ditur policia e Kosovës.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, të dyshuarit pasi kanë lënë foshnjën më pas janë larguar nga spitali, e që viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Rr. Nëna Terezë, Pejë 02.04.2021 – 09:00. Nga Spitali i Pejës është raportuar se ditë më parë, nga prindërit e saj është sjell foshnja viktima femër kosovare, në gjendje të rëndë shëndetësore. Të dyshuarit më pas janë larguar nga spitali dhe kanë lënë viktimën. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *