Një i lënduar si pasojë e ndeshjes në mes të veturës dhe motoçikletës në Pejë

Lajme

Ndeshje në mes të veturës dhe motoçikletës në Pejë, një person i lënduar rëndë.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në Pejë.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrë lëndime trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

“Rreth orës 20:10 në rrugën “Lidhja e Pejës”, ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës. Për shkak të gjendjes është transferuar për në QKUK”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *