Nuk e kishte askend, BIK-u e varrosi gruan që vdiq në Shtëpinë e Pleqve

Lajme

BIK-u e varrosi gruan serbe që vdiq në Shtëpinë e Pleqve.

Bashkësia Islame e Kosovës, në mungesë të një personi që t’ia kryente varrimin, ka marrë përsipër që ta t’ia organizojë procedurat mortore një gruaje të nacionalitetit serb, që kishte vdekur në Shtëpinë e Pleqve në kryeqytet.

Një gjë të tillë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, teksa falënderoi BIK’un për organizimin e varrimit për gruan e ndjerë. Ai një falënderim të këtillë e shprehu përmes ‘Facebook’-ut.

“Sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve. Ishte vetë dhe nuk paska pas askënd. Për arsye te pasqaruara, nuk kishte askush për ta varrosur përfshi edhe institucionet fetare të cilave i përkiste. Se bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falenderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin”, ka deklaruar Ahmeti.

Në fund, ai ka lënë edhe një koment tjetër lidhur me veprimin e Bashkësisë Islame.

“Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi”, ka deklaruar i pari i Prishtinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *