“Nuk ka dialog me Serbinë, derisa nuk kërkon falje për gjenocid dhe nuk e pranon pavarësinë e Kosovës”

Lajme

Përderisa Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe nuk bënë një kërkim falje për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë, nuk ka asnjë kuptim të vazhdohen bisedimet. Andaj çdo marrëveshje që nuk përfshin njohjen e Kosovës si rezultat i këtij dialogu, paraqet rrezik ekzistencial për Kosovën.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se kjo ndodhë për shkak të orientimit fondamental të politikës së jashtme të Serbisë, që në thelb organizohet rreth mohimit dhe refuzimit aktiv të shtetësisë së Kosovës.

Image

Skender Mulliqi

Sipas tij, dialogu mes Kosovës si i tillë po ndikon në politikën globale për faktin se filluan edhe njohjet ndërkombëtare siç ndodhën 15 të tilla.

“Edhe anëtarësimi në mekanizma ndërkombëtarë, pikërisht duke u bazuar në proceset e deritashme Serbia, po tenton dhe ka arritur edhe t’i bllokojë. Lind pyetja se si është mundur që të kemi kaq gjatë dialogë më Serbinë edhe atë pa asnjë kusht, e mos të kemi as liberalizim të vizave, e jo gjera të tjera të interesit shtetëror për Kosovën?! Politikat tona dihet së çfarë ishin shumë të dobëta, për mos thënë katastrofale, sidomos në planin e jashtëm”, ka thënë Mulliqi.

Ai tutje ka shuar se elita politike nga fillimi i këtij dialogu vazhdimisht theksonte se Kosova po përfiton nga ky dialog, ndërsa me anën tjetër për qytetarët procesi i integrimeve evropiane mbeti një ëndërr e largët.

“Paqartësitë lidhur me agjendën, kohështrirjen, formatin dhe mungesa e vazhdueshme e transparencës kanë bërë që qytetarët të zhgënjehen nga ky proces, duke e parë veten totalisht të shpërfillur nga dialogu.
Kohëzgjatja e kësaj qeverie shumë do të matet më gjindshmerinë e saj në vazhdimin e dialogut më Serbinë.Sa do ti këtë mundësitë ti mbrojë interesat e Kosovës, kjo mbetet të shihet”, është shprehur analisti politik Skender Mulliqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *