Nuk pranohet kërkesa e avokatëve, Gucati e Haradinaj mbesin në paraburgim

Lajme

Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk pranon kërkesën e avokatëve, Gucati e Haradinaj mbesin në paraburgim.

Zyra e Prokurorit, ka kundërshtuar provat e avokatëve, të cilët kërkojnë që Gucati e Haradinaj, të lirohen me kusht

Hysni Gucati e Nasaim Haradinaj, duhet të mbahen në paraburgim.
Këtë kërkesë e ka Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë.

Këta të fundi i janë përgjigjur kërkesës së mbrojtjes së krerëve të OVL-së, të cilët kanë kërkuar që Gucati e Hardinaj të mos qëndrojnë në paraburgim.

Arsyetimi i Zyrës së Prokurorit është publikuar në ëeb faqen e Dhomave të Specializuar.

Përmes kësaj shkrese kanë paraqitur provat, më të cilat synojnë që ta rrezojnë kërkesën e avokatëve, për lirimet me kusht.

“Në të paktën tri raste, Gucati mori pjesë në shpërndarje të paautorizuar të informacioneve konfidenciale dhe jopublike, përfshirë emrat, vendet e banimit, dhe detaje tjera të dëshmitarëve të mundshëm. Z. Gucati gjithashtu deklaroi publikisht se ai do të vazhdonte ta bënte këtë”

Në këto shkresa, po ashtu thuhet që kreu i OVL-UCK-së, Hysni Gucati, nuk e kishte përfillur urdhrin e Gjykatës, për të mos i shpërndarë më tutje, dosjet të cilat dyshohet që rrodhen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Shpërndarja e përsëritur e informacionit konfidencial vazhdoi edhe pasi që Gucati ishte shërbyer me një urdhër të gjykatës, në lidhje me zbulimet e mëparshme, i cili specifikisht e urdhëroi atë të përmbahet nga shpërndarja e atyre materialeve, dhe e paralajmëroi atë se mund të shkaktojë vepër penale kriminale”

Madje si fakt për të mbajtur në paraburgim Hysni Gucatin, Prokuroria po e përdorë edhe deklaratat e tij.

Ai kishte thënë se do të publikoj të gjitha dokumentet të cilat vinë në Zyrën e Vetranëve të Luftës.

Pos kësaj në këtë dokumnet thuhet, se ishte Hysni Gucati, ai që i inkurajoi mediet t’i bëjnë publik emrat e dëshmitarëve të mbrojtur.

Ndërsa nuk do të merret parasysh as gatishmërinë e Gucatit, ta dorëzojë pasaportën.

“Kjo nuk e adreson faktin që udhëtimi nga Kosova është legalisht dhe ilegalisht i mundur edhe pa pasaportë, përfshirë shtete të cilat nuk kanë obligim që ta transferojnë Gucatin në Zyret e Specializuara të Prokurorit. Për më tepër shuma e parave e propozuar si garanci nga mbrojtja është e pamjaftueshme për të adresuar rreziqet konkrete të lirimit, sidomos pasë parasysh lejen që ka Gucati në burimet e OVL UÇK-së, e cila supozohet të ketë deri në 40 mjë anëtarë.|

Kjo prokurori, po ashtu ka kundërshtuar provat e ofruar për gjendjen shëndetësore të Gucatit, dhe ka kërkuar që Gucati e Haradinaj, të mbahen në paraburgim.

Ndërsa kanë paralajmëruar, se aktakuza do të dorëzohet në gjykatë, brenda 30 ditësh nga seanca e parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *