Osmani vlerëson gatishmërinë e Zvicrës për të ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave

Diaspora Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Zvicrës në Republikën e Kosovës, Thomas Kolly, ku u diskutua për rëndësinë e themelimit sa më të shpejt të institucioneve e me ç’rast u theksua nevoja për respektim të plotë të vullnetit të shprehur të qytetarëve.

Osmani e falënderoi Ambasadorin Kolly për pritjen e institucioneve zvicerane në vizitën zyrtare, si dhe shprehu mirënjohje të thellë për takimet konstruktive dhe përmbajtjesore me përfaqësuesit më të lartë institucional.

“U.d. Presidentja Osmani theksoi poashtu që si rezultat i kësaj vizite, tashmë janë ndërmarrë hapat e parë për konkretizimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe që shumë shpejt do të iniciohen projekte e nisma të tjera në fusha të ndryshme konform prioriteteve zhvillimore të qeverisjes së re. Duke folur për situatën aktuale me pandeminë, u.d. Presidentja Osmani vlerësoi lartë gatishmërinë e autoriteteve zvicerane për të parë mundësitë për të ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave”, thuhet në njoftim./meKryeministrin.info/

The post Osmani vlerëson gatishmërinë e Zvicrës për të ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *