Pas 18 ditësh e përqafon nënën, ministri Mustafa shërohet nga Covid-19

Lajme

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa shërohet nga koronavirusi, përqafon nënën pas 18 ditësh.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Mustafa nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, teksa tregon se pas 18 ditësh ka përfaquar nënën.

Mustafa mes tjerash tregoi se nuk ishte e lehtë përballja me virusin, teksa u bënë thirrje qytetarëve që të kujdesen për veten dhe familjet.

Postimi i plotë i Mustafës:

Pas 18 ditësh, përqafim!

E kalova edhe këtë sfidë, sot rezultova negativ. Nuk ishte e lehtë të përballesh me një virus të këtij soji. Falënderim për të gjithë Ju që u kujdesët për mua, qoftë fizikisht apo edhe përmes botës virtuele, ku më dhatë kurajo dhe shprehët dëshira për ballafaqim sa më të lehtë me virusin Covid-19.

Dua të ju lus që vazhdoni të kujdeseni për veten, familjet tuaja si dhe për rrethin tuaj. Rreziku nga Pandemia Covid-19 nuk ka kaluar ende.

Rrespektoni rekomandimet shëndetësore, mbani maskat, ruajeni distancën.

Ju falemnderit përzemërsisht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code