Pas 8-vitesh që i përplasën për vdekje djalin 2 vjeç, babai kërkon drejtësi: Ka korrupsion të madh, shoferi qëndroi… (FOTO)

Lajme

Pranvera dhe Luftar Buzi janë prindërit e një dy vjeçari që në vitin 2012 u përplas nga një makinë dhe ndërroi jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 19 qershor të 2012-s në fshatin Kallëm të Fierit. E teksa kanë kaluar 8 vite nga kjo ngjarje tronditëse, prindërit e vogëlushit kërkojnë drejtësi.

Të ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, prindërit thanë se kjo çështje është mbyllur pa marrë asnjë masë për personin që përplasi djalin e tyre.

“Furgoni erdhi për të marrë qumështin në lagje dhe kur po ikte mori poshtë edhe fëmijën tim. Një tjetër i del përpara dhe i thotë se ke shtypur një fëmijë.

Pastaj ma sjellin djalin në shtëpi dhe kishte plagë pas kokës. Fëmija po luante me dritat e makinës kur erdhi ai për të marrë qumështin.

Gruaja ishte në shtëpi, unë po kërkoja për punë. Vetëm një burrë ka parë të gjithë ngjarjen dhe lajmëroi gruan se kanë shtypur djalin”, tha Luftari.

Ky i fundit shtoi se ka qenë vetë personi që e ka shtypur djalin, ai që e ka dërguar në spital dhe më pas është vetdorëzuar në polici.

“E dërguan në spital, por djali ka vdekur që rrugës. Policia erdhi në vendin e ngjarjes vetëm të nesërmen. Nuk erdhi asnjë që të na merrte në pyetjë. Shoferi qëndroi 48 orë në burg dhe doli. Ky është një korrupsion i madh. Ai ka paguar për të dalë kaq shpejt nga burgu”, tha babai i viktimës.

“Në Prokurori asnjë s’ma dha dosjen e djalit. Madje një avokat më tha se marr dot në dorë këtë çështje. Një avokat tjetër me ndihmoi vetëm sa të marr dosjen për ta dërguar në Tiranë.

Djali im dy vjeç doli fajtor. Me faj ka dalë gruaja ime që nuk u kujdes për djalin. Ndërsa shoferi që vrau djalin tim qëndroi 48 orë e doli nga burgi i pafajshëm”, përfundoi Luftari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *