Pas deklaratave të tij për Kosovën, Von Cramon i kundërpërgjigjet bashkëpartiakut të Le Pen

Lajme

Bashkëpartiaku i Le Pen zi e terr për Kosovën, merr kundërpërgjigje të fortë nga gjermanja von Cramon.

Deputeti francez në Parlamentin Evropian, Thierry Mariani në takimin e Komitetit për Punë të Jashtme që është mbajtur sot lidhur me raportin për Kosovën, ka thënë se “Kosova është shtet mafioz dhe është pjesë e Serbisë.

Këtyre deklaratave të tij, iu është përgjigjur eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon, duke i sugjeruar që të vizitojë Kosovë për t’u njohur nga afër me situatën, duke e siguruar se Kosova në asnjë mënyrë nuk është shtet mafioz.

Mariani në fjalën e tij ka kritikuar raportuesen për Kosovën Viola Von Cramon se po e përkrahë liberalizimin e vizave për “një shtet mafioz”.

Mariani i cili është pjesë e partisë së ekstremit të djathtë në Francë ‘Fronti Nacional’ të Marine Le Pen ka thënë poashtu se Kosova është “kancer i Ballkanit”, dhe “shtet ku bëhet trafikimi i organeve dhe qenieve njerëzore”.

“Kosova është rajon i Serbisë, të cilën nuk është dashur asnjëherë ta lëmë në dorën e atyre që e udhëheqin sot. Prishtina ka rënie sa i përket të drejtave elementare, sundimit të ligjit, funksionimit të institucioneve demokratike. Aty bëhet trafikim i qenieve njerëzore, trafikim me organe. Kosova është kancer në Ballkan sot. Thaçi është duke u akuzuar në Hagë për krime lufte, ndërkaq raportuesja as nuk e përmendi këtë fakt. Metastaza është duke u shpërndarë përgjatë Evropë, veprime mafioze dhe armë të importuara në Francë nga Kosova. Shqetësohem se si raportuesja dhe shumica e grupeve politike përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën. BE’ja është e duke përkrahur një shtet mafioz”, ka thënë ai.

Ai ka kritikuar raportin e gjermanes Von Cramon për Kosovën duke e cilësuar si të pabalancuar, të verbër dhe ideologjik.

Pas fjalës së deputetit nga Franca Thierry Mariani, raportuesja Viola Von Cramon ka reaguar duke thënë se është e habitur nga fjalimi i tij.

Von Cramon ka thënë se Kosova nuk është vend i eksportit të ar’mëve dhe as nuk është shtet mafioz.

“Ju sugjeroj që së bashku të vizitojmë Kosovën ku mund ta kesh shansën që të flasësh me njerëzit e Kosovës dhe të shohësh realitetin në Kosovë dhe të vlerësosh se a është një shtet mafioz apo një vend që eksporton armë”, ka thënë Von Cramon

Ajo ka shtuar se liberalizimi i vizave në asnjë mënyrë nuk do të rrezikonte qytetarët e Francës.

“Pastaj do të isha e gatshme që të flisja me qytetarët e Francës për t’i bindur që liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është rrezik për francezët dhe definitivisht Kosova nuk është shtet mafioz. Shpresoj që ju të udhëtoni në Kosovë të takoni njerzit dhe të njiheni nga afër me gjeneratat e reja në Kosovë që janë gjeneratë e Bashkimit Evropian”, ka përfunduar ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *