Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka japë sot dorëheqje, nga posti i kryetarit të LDK-së gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë.
Pas humbjes fatale në zgjedhjet e 14 shkurtit, nga LDK-së bëjnë të ditur se Mustafa ka vendosur të tërhiqet nga roli drejtues i partisë.
LDK, ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhjet e djeshme.
LDK nuk ka fituar në asnjë komunë ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.
Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%./meKryeministrin.info/
The post Pas humbjes turpëruse me 13,00%, Isa Mustafa jep dorëheqje appeared first on meKryeministrin.info.