Peci: LDK-ja është në situatë të palakmueshme për shkak të Mustafës

Lajme

Këshilltari i Vjosa Osmanit: LDK-ja është në situatë të palakmueshme për shkak të Mustafës.

Shefi i stafit në Presidencë, Faton Peci, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës është në situatë shumë të palakmueshme dhe në këtë gjendje ka ardhur për shkak të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

Peci në Interaktiv të KTV-së ka thënë se Mustafa ka instaluar logjikë të diferencimit dhe ka thyer premtimet e dhëna si kryetar i LDK-së.

“Nuk jam i lumtur që Lidhja Demokratike e Kosovës është në një situatë shumë të palakmueshme duke marrë parasysh që për 22 vite unë kam dhënë kontribut në atë subjekt politik mirëpo fatkeqësisht z.Mustafa ka ardhur me logjikën e reformës dhe e ka instaluar atë të diferencimit”, ka deklaruar Peci.

Ai ka potencuar se LDK-ja dhe Isa Mustafa i kanë shërbyer PDK-së dhe ish-presidentit Hashim Thaçi në momentet kur ky i fundit ka qenë në pozitë të vështirë politike.

“Ajo çka ne kemi parë edhe si struktura edhe si qytetarë se sa herë që partia që ka qenë personifikim i Shërbimit Inteligjent të ashtuquajtur SHIK dhe i shumë veprave si kapjes së shtetit, ka qenë personifikim i PDK-së. Sa herë që Thaçi dhe PDK-ja ka qenë në gjendje të vështirë, Mustafa ka ardhur në ndihmë të Thaçit”, ka potencuar ai.

Shefi i stafit në Presidencë ka deklaruar se me veprimet politike, LDK-ja e ka thyer zotimin para qytetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *