Për rastin e djalit të Rashiqit, Trajokviç ia drejton gishtin Vuçiçit

Diaspora Lajme

Rada Trajokviç, Kandidatja për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka reaguar lidhur me rastin e rrahjes së djalit të politikanit serb Nenad Rashiq.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç, ka akuzuar Listën Serbe dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq për incidentin e sotëm në Llaplesellë, ku është rrahur i riu Nikolla Rashiq.

“Djali i Nenad Rashiqit, politikanit opozitar serb nga Kosova, brutalisht është rrahur pranë shkollës në Llaplesellë”, ka shkruar Trajkoviç në një postim në Twitter.

Trajkoviq thotë se djali i politikanit serb u sulmua nga 30 persona.

“President Vuçiq shiheni se me çfarë metodash Lista juaj serbe arrinë ‘fitoret’ e saj me 95%”, ka shkruar Trajkoviç.

Politikani serb, Nenad Rashiq, ka rrëfyer për gjendjen shëndetësore të djalit të tij, pasi ky i fundit ka qenë cak i një sulmi fizik nga një grup i përbërë prej 30 personave.

Rashiq ka thënë se djali i tij është mirë, derisa ka treguar se do ta dërgojë tek dentisti për të parë se çfarë mund të sanohet, nëse është e mundur./meKryeministrin.info/

The post Për rastin e djalit të Rashiqit, Trajokviç ia drejton gishtin Vuçiçit appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code