Përpara pandemisë ishte një hap larg Milanit, sot firmos me ekipim ‘anonim’

Sport

Një ndër objektivat e Milanit dikur, përpara se të ndodhte Covid-19 dhe të shpallej pandemia, mbante emrin Matias Zaracho dhe luante te skuadra ku u bë i famshëm edhe Lautaro Martinez.

Bëhet fjalë për Matias Zaracho, karriera e të cilit do të vazhdojë në Amerikën Latine, por në Brazil, aty ku do të veshë fanelën e Atletico Mineiro.

Sipas Globoesporte, klubi brazilian pritet të paguajë rreth 6 milion dollarë për blerjen e 50% të të kartonit të mesfushorit.

Pjesa tjetër e kartonit – pra gjysma – do të vazhdojë të jetë e Racing Avellaneda. Në kontratën tani në fuqi ka një klauzolë prishje rreth 22 milion euro, por vetëm klubet evropiane mund ta kishin përdorur atë!

Atletico Mineiro ka gjetur një formulë tjetër për të siguruar Zaracho duke paguar një shumë jo shumë të lartë, edhe pse në rast të rishitjes ata do të duhet të paguajnë gjysmën e shumës te Racing Avellaneda.

Víctor Blanco, presidenti i klubit argjentinas, konfirmoi se palët tani janë në shkëmbimin e dokumenteve për transferimin e playmakerit 22-vjeçar në Brasileirao.

Zaracho do të gjejë bashkëkombasin e tij Jorge Sampaoli si trajner, i cili në të kaluarën gjithashtu udhëhoqi ekipet kombëtare të Kilit dhe Argjentinës.

Ekipi i Mineiros është aktualisht është në krye të renditjes së kampionatit së bashku me International de Porto Alegre me 31 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *