Plagosje e rra.hje në pompën e derivateve.
Një grabitje e armatosur sapo ka ndodhur në një pompë të derivateve ku një person është plagosur.
Rastin për Reporteri e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 20:55, policia është njoftuar për një rast plagosje në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Milloshevë, në një pikë karburanti”, tha Krasniqi.
Ai ka treguar se si ka ndodhur ngjajrja.
“Dy persona (klientë) janë su.lmuar nga tre të tjerë që kanë ardhur aty. Fillimisht ka pasur një rra.hje e më pas është përdorur arma, një person është plagosur dhe nisur për në QKUK-në”, tha Krasniqi.
Policia ka dal në vend-ngjarje dhe po ekzaminon vend-ngjarjen.