Po rikthehen disa lojëra të fatit?

Lajme

Qeveria Hoti planifikon të rikthejë disa lojëra të fatit.

Kjo Qeveri pritet të lejojë funksionimin e disa lojërave të fatit, të ndaluara në kohën e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në media gjatë ditës së sotme është raportuar se kjo pritet të bëhet përmes projektligjit për Lotarinë e Kosovës, hartimi i të cilit thuhet se ka nisur.

Po ashtu raportohet se përmes këtij projektligj që pritet t’i dorëzohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës për miratim, rregullohet organizimi dhe funksionimi i Lotarisë së Republikës së Kosovës llojet e lojërave të fatit të organizuara nga Lotaria.

I njëjti parasheh që do të jetë shteti ai që do të organizojë lojërat e fatit dhe jo bizneset private.

Kujtojmë që në mars të vitit 2019, Qeveria “Haradinaj” ka marrë vendim për mbylljen e të gjitha lojërave të fatit në Republikën e Kosovës.

Që atëherë disa prej tyre kanë vazhduar veprimtarinë ilegalisht, siç ishte rasti në Karaçevë të Kamenicës, ku së fundmi u mbyllën disa kazino dhe u arrestuan dhjetëra persona, përfshirë edhe pjesëtarë të policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *