Prangoset gjakovari, organizoi dasmë në oborrin e shtëpisë

Lajme

Organizoi dasmë në oborrin e shtëpisë, prangoset gjakovari.

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në fshatin Rogovë të Gjakovës, për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti kishte organizuar dasmë në oborrin e shtëpisë së tij, ku kishin qenë të pranishëm rreth 50 persona.

“Fsh.Rogove, Gjakovë, 30.07.2020-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti në oborrin e shtëpisë ka organizuar aheng familjar (dasem), ku kanë qenë të pranishëm rreth 50 persona. Pasi ahengu ishte ndërprerë, dasmoret janë shpërndarë ndërsa, me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *