Presidentja e KE-së sot viziton Kosovën

Diaspora Lajme

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, të martën ka filluar vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor, duke filluar nga Tirana e pastaj ka vazhduar në Shkup.

Von der Leyen sot pritet ta vizitoj Prishtinën, ku në ora 10: 00 do të pritet nga kryeministri i vendit Albin Kurti.

Presidentja Von der Leyen do të takohet edhe me Presidenten Vjosa Osmani. Ajo gjithashtu së bashku me kryeministrin Kurti do të vizitojnë Kopshtin Cicërimat, i cili u ndërtua me fondet e BE -së.

Më pas Von der Leyen do të udhëtojë për në Podgoricë, ku do të pritet nga Presidenti Milo Gjukanoviq dhe kryeministri Zdravko Krivokapić. Gjatë qëndrimit të saj, ajo e shoqëruar nga kryeministri malazez do të vizitojë Institutin e Shëndetit Publik i cili mori mbështetjen e BE -së në luftën kundër pandemisë.

Pastaj presidentja e KE-së do të vizitoj Beogradin, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq të Mërkurën dhe kryeministren serbe Ana Brnabić të enjten. Të enjten në mëngjes, së bashku me presidentin serb Vučić, Von der Leyen do të marrë pjesë në ngjarjen e nisjes së një projekti në Korridorin X hekurudhor. Ajo gjithashtu do të jetë dëshmitare e nënshkrimit të një kontrate për rehabilitimin e një pjese në Autostradën e Paqes, e cila po mbështetet nga BE.

Ndalesa e saj e fundit do të jetë Bosnja dhe Hercegovina.

The post Presidentja e KE-së sot viziton Kosovën appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *