Prishtina mund bindshëm Besën, Llapi befasohet nga Drenica

Sport

Prishtina e shkatërron Besën, Llapi befasohet nga Drenica.

Prishtina e ka mposhtur 4-0 Besën në “Fadil Vokrri”, derisa në Podujevë Llapi është befasuar duke humbur 0-1 nga Drenica.

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së shtunë në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Në kryeqytet u përballen Prishtina me Besën, ndërkohë në Podujevë, Llapi u takua me Drenicën.

Prishtina u tregua e fortë për Besën e Pejës, duke e mposhtur 4-0.

Tre gola i shënoi Otto John në minutat 3’, 25’ dhe 60’, derisa golin tjetër e realizoi Mërgim Pefqeli në minutën e 77’.

Derisa në Podujevë, Llapi u befasua nga Drenica duke humbur 0-1.

Golin e tri pikëve për mysafirët e shënoi Hysen Tahiri në minutën e 54’.

Nesër do të mbyllet xhiro e gjashtë me sfidat Gjilani vs Drita dhe Trepça ’89 vs Feronikeli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *