Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetimet për helmimet në Deçan

Diaspora Lajme

Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur sot hetimet në lidhje me dyshimet për helmimin e disa banorëve të fshatrave të Deçanit.

Të dielën, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, u paraqitën qytetarë të shumtë me simptoma të njëjta – të helmimit.

“Prokurori i shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Me ç’rast prokurori i shtetit ka autorizuar edhe institutin e shëndetit publik të marr disa mostra për të bërë analizat dhe jemi në pritje deri në këto momente të rezultateve nga laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik”, ka deklaruar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Analizat fiziko-kimike dhe bakterologjike është menduar të kryhen deri sot pasdite, por siç tha drejtoresha e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Pejë, Adnora Nurboja, mostrat e ujit do të analizohen deri të martën në mëngjes.

Mostrat e ujit, sipas saj, janë marr në krojet publike në fshatrat Prejlep, Irzniq, Gramaqel, Baballoq, Rastavicë dhe Gllogjan, të cilat furnizohen me ujë nga i njëjti burim.

Nurboja tha se mostrat e ujit do të dërgohen për analiza tjera edhe në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Prishtinë.

Ndërsa, ekipi i epidemiologjisë së Institutit në Pejë, sipas Nurbojës, gjatë ditës së hënë ka bërë hulumtimin aktiv të terrenit, duke marrë për analiza edhe mostra të fecesit nga pacientë me simptoma helmimi./meKryeministrin.info/

The post Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetimet për helmimet në Deçan appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *