Punëtorët shëndetësorë sot në grevë tetë orëshe

Lajme

Federata Sindikale e Kosovës ka njoftuar se sot do të hyjnë në grevë punëtorët shëndetësorë.

Sipas njoftimit të FSSHK-së, greva e punëtorëve shëndetësorë do të jetë 8-orëshe, ndërkaq shërbimet mjekësore do të jepen konform Ligjit mbi Greva.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe për kundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore,kjo e fundit nuk ka reflektuar.Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mospërgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që nesër me datë 02.12.2021 e Enjte të mbajë Grevë 8(tetë) orëshe pranë institucioneve shëndetësore.Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jepen konform Ligjit mbi Greva. Me këtë rast kërkojmë mirëkuptim nga ana e popullatës”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *