Deputetja tregon se vajza e saj dhe një grup vullnetarësh në QKUK kanë rezultuar pozitiv me COVID 19.
Deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu ka njoftuar se vajza e saj bashkë me disa kolegë që kishin punuar si vullnetarë në Repartin e Emergjencës janë konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e AAK’së përmes një shkrimi në Facebook.
E njëjta ka bërë të ditur se vajza e saj dhe vullnetarët tjerë kishin që katër muaj që po ndihmonin në emergjencë.