Qeveria Kurti 2 ende pa plan për vendosjen e reciprocitetit

Lajme

Qeveria Kurti 2 ende pa plan për vendosjen e reciprocitetit.

Nga PSD, kanë thënë se mosvendosja e reciprocitetit, është vetëm një nga premtimet që Kurti nuk i realizoi.

Ata që importojnë blloka nga Serbia, nga e premtja nuk do ta paguajnë më taksë.

Kjo pasi Ministria e Ekonomisë, shfuqizoi një vendim të vitit 2016, që bllokave të ndërtimit të importuar nga Serbia, t’iu heqet taksa prej dy centësh për një njësi.

Por sipas opozitës në vend, kryeministri aktual, Albin Kurti, ndaj shtetit serb, kishte paralajmëtar krejt diçka tjetër.

Madje gjëja e parë të cilën e paralajmëroi Kurti, ishte vendosja e reciprocitetit me Serbinë.

Por, tani kur kanë kaluar 5 muaj nga marrja e detyrës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

E të zhurmshëm ndaj kësaj, janë treguar nga Partia Socialdemokrate.

Teutë Rrusta nga ky subjekt politik, thotë se ky nuk është premtimi i vetëm, që sipas saj, Kurti nuk e mbajti.

E kjo sipas PSD-së, thonë mund ta penalizojë Vetëvendosjen në zgjedhjet lokale.

Ndërkohë, nga Lëvizja Fol, thonë se vendosja e një mase të tillë, mund të ndikonte edhe në ecurinë e dialogut.

Ndërkohë të dielën, T7 ka pyetur në Qeverinë e Kosovës, në lidhje me këtë çështje, nuk kanë kthyer një përgjigje.

Ndryshe në prill të vitit 2020, Qeveria Kurti 1 kishte vendosur masën e reciprocitetit me shtetin serb.

Por 2 muaj me vonë, këtë vendim e kishte shfuqizuar kryeministri i kaluar i Kosovës, Avdullah Hoti, në mbledhjen e qeverise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code