Qeveria po rrezikon që rreth 100 mijë punëtorë të mbesin pa punë

Showbiz

OAK: Qeveria po rrezikon që rreth 100 mijë punëtorë të mbesin pa punë.

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) thotë se mospërkrahja e mjaftueshme e Qeverisë është duke sjell në kollaps biznesin i cili edhe përkundër vullnetit që t’i mbajë në punë punëtorët qe shumë vite, detyrohet të i largojë puna.

“Për këtë arsye është shumë e nevojshme që Qeveria dhe Parlamenti të ndryshojnë qasjen ndaj biznesit me ndryshimin e ligjeve dhe rritjen e përkrahjes ndaj bizneseve, u tha gjatë takimit që OAK pati me Kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit të Punëtorëve Privat, Jusuf Azemi”.

“Temë kryesore e diskutimit përgjatë këtij takimi ishte gjetja e një mundësie për mos largimin e punëtorëve nga vendi i punës, pasiqë kjo bartë në vete një risk të madh. Pandemia Covid -19, ka atakuar më së tepërmi sektorin privat, pra vetë bizneset. Për këtë arsye shqetësimet janë ngritur si nga ana e OAK-së ashtu edhe nga vetë Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës”.

“Ndërsa, Kryetari i SPSPK-së bëri me dije se gjatë javës së ardhme do të mbajnë protesta para Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shkak të mungesës së përkrahjes nga ana e shtetit për punëtorët e Sektorit Privat, konkretisht, për pagesat shtesë të punëtorëve teknik-shëndetësor”, thuhet në njoftimin e OAK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *