QKUK pranon një donacion me 38 mijë maska dhe mbi 15 mijë rroba mbrojtëse

Lajme

QKUK furnizohet me 38 mijë maska dhe mbi 15 mijë rroba mbrojtëse.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka njoftuar se Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka pranuar një donacion nga UNOPS.

Donacioni përmban 38 mijë maska, dhe 15 mijë e 500 rroba mbrojtëse.

Njoftimi i plotë:

Donacioni i sotëm për QKUK-në nga UNOPS-i (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve), përmban 38,000 maska dhe 15,500 rroba mbrojtëse.

Donacioni është blerje përmes projektit “Ndihma për mbrojtjen / trajtimin e COVID-19 në Kosovë”, të financuar nga Ambasada e Holandës në Prishtinë.

Shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet e huaja në vendin tonë, në vazhdimësi po e ndihmojnë vendin tonë për menaxhimin e Pandemisë.

Jemi falënderues për secilën ndihmë dhe përkrahje!

Qytetarët me disiplinë por edhe me institucionet për zbatimin e masave dhe mbikëqyrjes, do të arrijmë sukses, andaj ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë.

Bashkë ia dalim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *