Ramush Haradinaj, në Pressing, qeveria e Kosovës ka dështuar për të vendosur reciprocitetin e targave me Serbinë

Diaspora Lajme

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në emisionin Pressing të televizionit T7 ka hedhur shumë kritika ndaj kryeministrit te vendit, Albin Kurti,

Fillimisht Haradinaj ka folur për takimin që ka qenë i ftuar që do të mbahej mëngjesin e së dielës me kryeministrin Kurti.

Ai ka sqaruar pse ky takim nuk u mbajt, dhe si ishte ndryshuar orari i këtij takimi. Ai tha se ftesën nga Kurti e mori në mbrëmje për të nesërmen në ora 10, por sqaroi se kishte kërkuar që takimi të mbahej më herët sepse në atë kohë i duhej të shkonte në Gllogjan.

Për këtë Haradinaj tha se mori konfirmim nga zyra e Kurtit që orari i takimit të ndryshonte për në orën 9, por tutje tregon se kur shkoi atje nuk e gjeti kryeministrin Kurti.

Ne kemi mbërri në ora 8 e 57 para qeverisë,por kryeministri nuk ishte aty as në orën 9, ka thënë ai.

“Na ka pritur protokolli i tij na ka shoqëru deri në korridor. Kur është bërë ora 9 e kam lutur a po e njofton kryeministrin se jemi këtu. Në vend se me më dhënë shpjegim ai më ka lutur çka dëshiron me pi, unë i thashë tregoni këtij hajnit të juaj kryeministër që kur i thirrë njerëzit duhesh me qenë aty për me i pritë, nuk ekziston kjo logjikë as njerëzore, as familjare, as shtetërore. Në ora 9 e 1 minut jam nisur në drejtimin e kundërt. Nëse ka ndonjë arsye, të thotë a mundesh me prit, ne njerëz jemi”, tha Haradinaj.

Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria e Kosovës ka dështuar për të vendosur reciprocitetin e targave me Serbinë. Thotë se nuk kishte planifikim të duhur.

Ai ka thënë se në kohën sa ai ishte kryeministër, gjëra të tilla s’kanë mundur të ndodhin.

“Nuk çohen policia atje që pastaj me ardhur KFOR’i me t’i liruar ose me negocu me Rakiqin, me ministrin tënd. Ky negocion me ministrin e qeverisë së vetë qysh me i shpëtu policinë e vetë”, thotë Haradinaj.

“Nëse e merr qeverisjen e Ramush Haradinajt, s’ka pasur bllokada në rrugë. S’kanë guxuar me i qit”, thotë ai në Pressing.

Ai madje e ka quajtur kryeministrin Kurti “axhami” sepse sipas tij policinë ka bërë si lypsan, shkon në punë nëpërmes kriminelëve.

“Nëse Njësitë tua nuk mund të operojnë në bazë të ligjit dhe i nënshtrohet një situate të tillë, nuk mund të quhet sukses. Nuk jemi fitues me këtë sportin e Albinit. Nuk mund ta vërtetosh sovranitetin në këtë mënyrë.

“Nëse dojmë me thënë cka është nuk jemi shumë fitues. Fakti që KFOR’I është i interesuar ta nxjerrë policinë prej aty”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ai e ka quajtur Bislimin të “retarduar”, “njeri me behane” dhe “me probleme mendore”.

“Ai ka probleme, ai s’e di as kë e përfaqëson, ai njeri nuk e di se çka përfaqëson”, shtoi Haradinaj.

“Ia shoh veprimet. Ja t’i jap tri veprime të tij për me të tregu se sa i retarduar është”, tha Haradinaj.

The post Ramush Haradinaj, në Pressing, qeveria e Kosovës ka dështuar për të vendosur reciprocitetin e targave me Serbinë appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *