Ramush Haradinaj për president? Ismaili ka folur në lidhje me këtë temë.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur rreth kandidaturës së Ramush Haradinajt për president, e cila, sipas Ismailit, është e parakohshme.
Ismaili ka thënë se partia e tij karshi Haradinajt e ka treguar veten, kur është emëruar Haradinaj si kryeminstër.
“Kërkesa e Haradinajt për president është e parakohshme, në PDK asnjëherë nuk është diskutar për Haradinajn”, ka thënë ai.
“Zgjedhja e presidentit për neve nuk është jetë o vdekje, kur t’i vijë koha PDK’ja do të tregojë qëndrimin e saj”, ka deklaruar Ismaili.
“Ne si PDK e kemi treguar veten kur e kemi emëruar Haradinajn si kryeministër”, është shprehur ai.