Rashiq flet pas rrahjes së djalit, tregon a do të largohet nga politika

Lajme

Dje dhjetëra persona kanë sulmuar fizikisht djalin e Nenad Rashiq.

Kryetari i Partisë Progresiste serbe në Kosovë, Nenad Rashiq në një konferencë për media ka folur rreth sulmit që i ndodhi djalit të tij, Nikolla Rashiq dje në Graçanicë.

Ai tha se ngjarja e djeshme e ka trembur shumë dhe mbrëmë e ka pyetur djalin dhe gruan nëse ua ka rrezikuar jetën aktiviteti i tij politik.

“Mbrëmë e kam pyetur djalin dhe bashkëshorten se a mendojnë që ua kam rrezikuar jetën atyre dhe ata ishin njëzëri që të vazhdoj për të mirën tonë dhe të popullit tomnë. Por, në këtë moment falë Zotit me mbeshtetjen e familjes unë nuk do të largohem nga politika”, tha Rashiq, raporton T7.

Teksa, tregoi për lëndimet që i ka pësuar djali i tij, Rashiq tha se pas sulmit djalin e ka dërguar fillimisht për kontroll mjekësore në Graçanicë e pastaj në Prishtinë e Fushë Kosovë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *