Rastet e reja me Covid-19 janë nga këto komuna të Kosovës

Lajme

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 260 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu kanë humbur jetën edhe 3 persona, përcjell ORAinfo.

Numri total i rasteve pozitive është 66.640 raste nga 289.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.575 raste të vdekjes.

Rastet e reja me koronavirus janë nga gjithsej 24 komuna të Kosovës.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Pejë 27 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Lipjan 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 7 raste, Ferizaj 6 raste, Istog 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Klinë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Drenas 3 raste, Obiliq 3 raste, Podujevë 3 raste, Deçan 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë, Malishevë dhe Ranillug.”- thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./ORAinfo/

Komunat dhe vendbanimet e rasteve të reja me Covid-19:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *