Reagime të ashpra për Agim Veliun, pas ofendimit ndaj Vjosës: I poshtër, marre…!

Lajme

Reagime të shumta ka ngjallur reagimi i ministrit të Brendshëm, Agim Veliut, ndaj Vjosa Osmani, rreth trashësisë së trupit.

Politikani dhe ish-deputeti, Naim Maloku e ka quajtur të poshtër këtë deklaratë.

“E fyeni paturpësisht një intelektuale të spikatur,një grua dhe nënë shqiptare vëtem që po jua rrezikon pushtetin. Po jua rrezikon hajninë, korupcionin dhe tradhëtinë. JU JENI VËRTETË TË POSHTËR”, ka shkruar ai.

Ndërsa, reagim kishte edhe analisti Imer Mushkolaj. “Dikuj marrja shejë nuk ia len. Mbetet sinonim i gërdisë politike”.

Edhe ish-kryetari i LVV-së, Visar Ymeri e ka quajtur të ulët deklaratën e Veliut.

“Deklarimet e sotme të Agim Veliut ndaj Vjosa Osmanit janë jashtëzakonisht të pahijshme dhe thelbësisht të papranueshme. Diskutimet për dukjen fizike të kujtdo në skenën publike, e veçanërisht në atë politike, përveç se denigruese e të poshtra, janë edhe të padijshme. Më shumë se sa për të apostrofuarin flasin për apostrofuesin. Ky i fundit në këto sulme del i gabuari, i padijshmi, pa sens as të politikës dhe as të humorit. Kjo tregon për mungesën serioze të diskutimeve përmbajtësore në skenën politike. Kështu i tërë ligjërimi politik rrezikon të kalojë përmes personalizimit të politikës tek objektifikimi i personit. Kjo e çon diskutimin edhe një hap larg politikës dhe çështjeve me të cilat duhet të përballemi urgjentisht.

Edhe një herë: le të na tregojnë, në këtë rast LDK e Agim Veliu, çka do të bëjnë me problemet urgjente ekonomike, sociale e politike, sepse për tentim përqeshje banale dhe tonalitet abuziv e patriarkal, ka sa të duash në secilën tavolinë të secilës kafene dhe çajtore nëpër Kosovë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *