Ronaldo do të mungojë kundër Barcelonës, kjo është arsyeja

Sport

Ronaldo pritet të mungojë kundër Barcelonës.

Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë që Cristiano Ronaldo do të luajë kundër Barcelonës pas u diagnostifikua me COVIDS-19, pasi që ai mund të përjashtohet sipas portokolit edhe të UEFA

Fituesi i Topit të Artë është testuar pozitiv me koronavirus sot derisa mbetet me Kombëtaren e tij në Portugali.
Portokolli i UEFA thotë se lojtari do të mbetet në vendin ku është edhe shtatë ditë pasi që është testuar negativ para se ai të mund të luajë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve apo të Europa Ligë.

Duke marrë në konsideratë që Cristiano Ronaldo është testuar pozitiv më 13 tetor për ndeshjen me Juven kundër që do të luhet më 28 tetor do të jetë jashtëzakonisht e vështirë që Ronaldo do të luajë në këtë kohë.

“Pjesëmarrësit nga Grupi 1 apo Grupi 2 të cilët e kanë të verifikuar që ata janë shëruar nga virusi janë të ftuar që të pranojnë dokumentacionin e tyre te UPAPO, përfshirë datën e diagonostifikimit në virus, dosjen dhe historinë mjekësore si dhe dokumentet e tjera mjekësore me këtë përmbajtje p.sh. SARS-CoV-2-RNA test apo ndonjë tjetër test laboratorik”, shkruan në protokollin që duhet ndjekur e të publikuar nga UEFA.

“Kjo duhet të bëhet s’paku një javë para një ndeshje të UEFA-së”.

CR7 pritet që të mungojë edhe në ndeshjet kundër Crotone dhe Dynamo Kyiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *