Rritet më shumë se 3 metra niveli i ujit në liqenin e Batllavës

Lajme

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit rritet më shumë se 3 metra.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një postimi në faqen zyrtare ka treguar për gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore, Batllava dhe Badoci.

Kjo kompani ka treguar se në këto dy liqene është rritur niveli i ujit për më shumë se 3 metra.

“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 632.10 m mbi nivelin e detit ose – 2.90 m nën nivelin e kapërderdhjes, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 641.60 ose – 8.25 m nën nivelin e kapërderdhjes”, ka thënë kjo kompani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i plotë:

Pas kërkesave tuaja, ju njoftojmë sërish me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci.

Niveli i ujit në të dy liqenet , pas reshjeve të vrullshme atmosferike në vendin tonë , janë rritë mbi 3 metra.

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 632.10 m mbi nivelin e detit ose – 2.90 m nën nivelin e kapërderdhjes, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 641.60 ose – 8.25 m nën nivelin e kapërderdhjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code