Rrjedhja e dosjeve nga Specialja, flet nënkryetari i OVL-UҪK-së: Mund vije si dhuratë nga Mossadi

Lajme

Nënkryetari i OVL-UҪK-së se rrjedhja e dosjeve nga Gjykata Speciale mund vije si dhuratë nga Mossadi.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj thënë se rrjedhja e dosjeve nga Gjykata Speciale mund vije si dhuratë nga agjencisë inteligjente Mossad.

E kjo për shkak se sipas tij, Izraeli na njohu si shtet dhe kjo mund të jetë një dhuratë për neve.

“Këtu mund të jetë më fell kjo punë. Neve na erdhi njohja e Israelit, ka mundësi që këtë dhuratë po na e bën Mosadi”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, ai sqaroi se rrjedhja e informacioneve i ndihmon mbrojtjes.

“Rrjedhja e informacioneve na ndihmon neve si mbrojtje”, ka thënë Haradinaj.

Ai gjithashtu tregoi se kanë kontaktuar me avokat të cilët kanë hezituar t’i shohin këto dokumente.

“Ne kemi kontaktuar edhe me avokat të akredituar, por ka thënë se unë nuk dua ta hapi licencën”, shtoi Haradinaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *