RUSI- Autoritetet drejtuese në një spital në Rusi kanë ndëshkuar me masë disiplinore një infermiere për shkak të sjelljes së saj.
Infermieria 20-vjeçare emri i të cilës nuk është bërë i ditur, u shfaq përpara pacientëve me një veshje mbrojtëse transparente, por poshtë saj kishte vetëm të brendshme.
Kaq mjaftoi që fotot e saj të bëni xhiron e botës. Fotoja u arrit të shkrepej nga njëri prej pacientëve shtruar në spitalin e Tulës i cili më pas e shpërndau në rrjetet sociale.
Ai shkruan se asnjë nga pacientët nuk u ankua për këtë gjë. Por drejtuesve të spitalit nuk iu pëlqeu kjo sjelle dhe vendosën të marrin masa ndaj infermieres për fyerje të uniformës.