Kuvendi i Repulikës së Shqipërisë ka njohur shkresën e Partisë Demokratike, e cila në përbërjen e grupit të saj nuk e ka përfshirë Sali Berishën si anëtar.
Disa ditë më parë, Partia Demokratike i kishte dërguar shkresë Kuvendit për 44 deputetë si pjesë e Grupit të saj Parlamentar, duke e lënë jashtë zyrtarisht ish-kryeministrin Sali Berisha, pas shpalljes non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, sipas Top channel.
Pas vendimit të kryetarit të Partis Demokratike, Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha, ky i fundit nuk është paraqitur sot në Kuvend, edhe pse në seancën hapëse të këtij sesioni të ri ishte betuar si deputet
Ndryshe sot në rrjetin e tij social facebook, Berisha ka njoftuar edhe një herë se sot nis Foltoren për një Parti Demokratike më të bashkuar, në Hotel Rogner në orën 18:00 në Tiranë dhe kjo foltore do udhëtojë në mbarë vendin.
The post Sali Berisha mbetet jashtë grupit parlamentar të PD appeared first on meKryeministrin.info.