Koha që Washingtoni, t’i dërgojë sinjal të qartë Vuçiqit se NATO do t’i mbrojë të gjithë shtetet fqinje të Serbisë nga ndonjë qëllim jofqinjësor i Beogradit, ka theksuar Profesori amerikan Daniel Serwer.
Serwer i bëri këto komente pasi presidenti serb, Aleksander Vuçiq tha se politikë e shtetit të tij është ajo se kufijtë e Serbisë janë të paprekshëm dhe se Serbia nuk merret me kufijtë e të tjerëve.Ditë më parë, Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin tha në një tubim të partisë së tij se “detyrë e këtij brezi politikanësh është të krijojë botën serbe” dhe “t’i bashkojë serbët kudo që jetojnë”.
Pas kësaj deklarate të Vulinit që u kritikua nga shtetet e Ballkanit, Vuçiqi tha se politikë e shtetit të tij është ajo që thotë se kufijtë e Serbisë janë të paprekshëm dhe se Serbia nuk merret me kufijtë e të tjerëve.
Këtë deklaratë të Vuçiqit, e ka komentuar profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer duke thënë se është koha që NATO t’i tregojë qartë Vuçiqit që do t’i mbrojë të gjithë fqinjët e Serbisë nga synimet jofqinjësore të Beogradit.
“Vuçiqi është gati për të hequr dorë nga rimarrja e tërë Kosovës dhe tërë Bosnjës. E tëra që dëshiron janë rriskat serbe, rreth 15 për qind, përkatësisht 49 për qind. Ai do të ishte i lumtur për një rriskë Kroacie, gjithashtu. Slloveni Lindore?
Ai e dëshiron tërë Malin e Zi. Është koha që Brukseli t’i tregojë atij se BE-ja nuk do të pretendojë më se anëtarësimi është mundësi për një shtet që ushqen ambicie territoriale dhe mosrespekt për kufijtë e fqinjëve të vet.
Dhe është koha që Uashingtoni të sinjalizojë qartazi se NATO-ja do t’i mbrojë të gjithë fqinjët e Serbisë nga synimet jofqinjësore të Beogradit. Është koha që BE-ja dhe NATO-ja të bëhen reale me Serbinë”, ka thënë Serwer./meKryeministrin.info/
The post Serwer: Koha që Washingtoni, t’i dërgojë sinjal Vuçiqit se NATO do t’i mbrojë shtetet fqinje të Serbisë appeared first on meKryeministrin.info.