Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka thënë se do të ketë presion të madh që marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhet deri në muajin shtator.
Duke folur për mediat serbe, Serwer ka theksuar se në marrëveshje mund të përfshihet ndonjë mënyrë e shkëmbimit të territoreve dhe popujve, që sipas tij do të jetë gabim i madh.
Profesori amerikan insiston se nuk do të jetë lehtë të arrihet marrëveshja.
“Ndonëse nuk përcjell krejt çka thotë zotëri Grenell, sa mbaj mend, ai ka demantuar se di për një marrëveshje të tillë dhe ka demantuar që ka marrë pjesë në bisedime për këtë. Por të tjerët në ‘State Department’, sidomos Palmer për shembull, nuk e ka demantuar këtë. Demantet diplomatike janë demante diplomatike. Ka shumë tym që në këtë rast të mos ketë të paktën pak zjarr. Nuk mendoj që do të jetë lehtë të arrihet marrëveshja”, ka theksuar Serwer