Shaqa kujton klipin e hitit të vjetër “Mor pëllumb”, ku shfaqej gruaja e tij

Showbiz

Mor Pëllumb” është njëra prej hiteve të vjetra të këngëtari,  Shaqir Cërvadiku, e cila ende dëgjohet me ëndje nga fansat e tij. Por, këtë këngë e realizuar në vitin 1995 edhe më të veçantë e bën videoklipi. Ndonëse në atë kohë nuk ka qenë shumë e zakonshme, protagoniste e spotit ishte bashkëshortja e këngëtarit, Në shenjë kujtimi për gruan e tij të ndjerë, Shaqa ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale edhe njëherë këtë këngë, tekstin dhe muzikën e së cilës e ka bërë vet. “Nji kujtim nostalgjik me bashkëshorten time në ketë videoklip. Nji kangë shumë e veçantë për mue. E xhiruar me 1995 në videokasetën e dytë.”, ka shkruar këngëtari Cërvadiku. Kujtojmë se pas ndarjes nga jeta të gruas së tij, Shaqa i pat dedikuar asaj edhe një këngë “Elegji për bashkëshorten” realizuar para 8 vjetësh.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *