Shërohet nga koronavirusi Nexhmi Rudari

Lajme

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, është shëruar nga koronavirusi.

Rudari nëpërmjet rrjetit social Facebook ka thënë se nga nesër do të kthehet në punë, pasi ndjehet mirë me shëndet.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Të nderuar familjarë dhe miq,

Me ndihmën e Zotit dhe me kujdesin dhe këshillat e ekspertëve shëndetësorë e kalova edhe sfidën e përballjes me COVID-19.

Me shëndet jam shumë mirë dhe nesër do të rikthehem në punë, për të vazhduar shërbimin ndaj qytetarëve llapjanë.

Ju falenderoj për mesazhet, thirrjet dhe kujdesin e treguar ndaj meje dhe ju lutem shumë të gjithëve, respektoni rregullat e institucioneve shëndetësore🙏🏻

Ruajeni vetën dhe familjet tuaja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *