Shqipëria fiton bindshëm, mbret i grupit në Ligën C

Sport

Shqipëria fantastike, mbret i grupit në Ligën C.

Shqipëria është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kombeve, pasi është e pa konkurrencë në Grupin 4 të Ligës C.

Kuqezinjtë e kanë mposhtur 3-2 në përballje direkte Bjellorusinë, në ndeshjen që u zhvillua në ‘Air Albania’, për ta mbyllur edicionin e dytë të Nations League si liderë në Grupin 4 të Ligës C dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë e nisën shumë mirë takimin.

Sulmuesi në top formë, Sokol Cikalleshi, shënoi dy gola të shpejtë për rezultatin 2-0, në minutat 20’ dhe 27’.

Mysafirët reaguan në minutën 35’, shënoi Maksim Skavysh pas një pakujdesie të Ardian Ismajlit.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, Shqipëria sërish riktheu epërsinë e dy golave.

Rey Manaj shënoi për 3-1 në minutën e 44’.

Në pjesën e dytë, Shqipëria tentoi të bëjë lojën e saj, por u qetësuan disi dhe ishin larg me paraqitjen e 45 minutave të pjesës së parë dhe kështu, në minutën e 80’, Max Ebong shënoi për 3-2.

Natyrisht, kjo paksa i frikësoi Kuqezinjtë, por deri në fund të gjithë dhanë maksimumin për t’i marrë pikët e plota dhe për ta fituar Grupin 4 në Ligën B.

Cka përfiton Shqipëria me këtë triumf?

Përvec kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kombeve, vendi i parë sjell edhe 1.125 milionë euro shpërblim për FSHF-në, njësoj sa shifra e pjesëmarrjes në këtë ligë.

Vendi i parë e ngjiti Shqipërinë në Ligën B për edicionin e ardhshëm, me skuadra edhe më të forta, me më tepër të ardhura.

Vendi i parë i jep Shqipërisë shanset për t’u ngjitur një vazo më lart referuar kualifikueseve për Botërorin 2022, bazuar edhe në renditjen e përfaqësueseve evropiane me kriter pikërisht ecurinë në Ligën e Kombeve.

Thjesht, me këtë triumf, Shqipëria ka bërë një hap para, pas disa viteve jo të mira që prej vitit 2016, kur shkroi historinë duke marrë pjesë për herë të parë në një Kampionat Evropian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *