Si mos të ekzistonte koronavirusi, në Podujevë kafeneja e mbushur me njerëz

Lajme

Kështu po “respektohen” masat anti-Covid në një kafene në Podujevë.

Qeveria e Kosovës vazhdimisht po nxjerr masa kundër pandemisë që ka shkaktuar virusi i ri korona. Megjithatë, duket se qytetarëve në Podujevë nuk po ju bëhet vonë.

Në fotografi shihen qytetarë të grumbullua sikur të mos ekzistonte koronavirusi.

Aktualisht në Kosovë janë infektuar 8104 persona, janë shëruar 4463 dhe kanë vdekur 212.

Vdekje nga koronavirusi në Kosovë po shënohen pothuajse çdo ditë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar ndërtimin e një spitali portativ vetëm për pacientët e infektuar me Covid-19.

“Krahas masave që do t’i marrim menjëherë, jemi duke punuar në lehtësimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, me riorganizimin e ambulancave specialistike dhe me krijimin e një spitali portativ vetëm për pacientët me COVID-19, pasi jemi të vetëdijshëm se me ngarkimin e QKUK-së po rritet mundësia e infektimit me COVID-19 edhe e pacientëve që janë aty për trajtime të tjera”, ka thënë Zemaj.

Ai tha po ashtu se nga e hëna do të fillojë licencimi i spitaleve private për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekluare.

“Nga e hëna do të fillojë licencimi i laboratoreve private për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare”, ka thënë ai.

Ministri tutje ka thënë se pas rritjes së rasteve me Covid-19 do të fillojnë me ashpërsimin e zbatimit të masave.

“Mbrëmë, unë vetë isha dëshmitar në terren, por gjithashtu kam marrë mijëra mesazhe nga qytetarët e shqetësuar. Prandaj, nga sot në koordinim me Policinë, AVUK-in dhe Prokurorinë e Shtetit, konform legjislacionit, do të fillojmë me ashpërsimin e zbatimit të masave”, ka thënë Zemaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *