Si përzihet nafta me vajra në Kosovë? Flet punëtori i pompës së derivateve

Showbiz

Punëtori i pompës së derivateve tregon se si përzihet nafta me vajra në Kosovë.

Një punëtor i një pompe të benzinës ka treguar në detaje se si bëhen dallavere me naftën në vend, duke e përzier me vaj luledielli, vaj motorik dhe vaj të gomave, raporton Express.

Sipas tij, aktualisht nuk ka ndonjë kontroll të cilësisë nëpër pika doganore.

“Unë jam kimist i diplomum me profesion. Me naftën në Kosovë për momentin, nuk është najfarë kontrolli i cilësisë, e cila bëhet nëpër pika doganore. Në përgjithësi merret një mostër prej një shishes dy litra, nuk merret mostra prej maunës direkt, e përmes saj bëhet analiza edhe konstatohet se është kualiteti i mirë, që ka sufur 10ppm me rregulla të Bashkësisë Evropiane.

Ne e kemi bërë vajin e djegur motorik, veturave të cilat e kanë konsumuar atë farë vaji. Ajo shitet nëpër autoservise dhe shkon prej 25 centëve deri në 40 centë litra e saj. Merret qaj vaj edhe bëhet zimja, si i thojmë na kimistat. Mundohemi me hjek sulfurin, me ulë sa më poshtë përmbajtjen e sulfurit, e cila është shumë vështirë me u hjek. Me të më pas bëhet përzierja e naftës, e cila importohet prej vendeve të tjera për në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për arsyen pse përzihet nafta me vajra dhe fitimet që kanë pompat e dervitave nga kjo përzierje.

“Kjo është me i ulë kostot e prodhimit, ku pompat e benzinës e kanë, për shembull, për një litër naftë dikun duhet me qenë, mos gabofsha, prej 40 deri 50 cent akcizë doganë, TVSH e të tjera. Koston e prodhimit, koston e çmimit me këto vajnat motorike, vajrat e lulediellit dhe vajra ushqyese e ulin koston e litrit të naftës. Me një fjalë nëse është në shitje tash 1 euro, me këto vajra mundet me dal dikun 60 centë, 55 centë maksimumi mundet me dal 70 centë, ku e kanë dikund një fitim 30 centë diferencë”, ka treguar ai për lajmi.net.

Sipas tij, nafta vjen prej Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë.

“Mirëpo, mbeturinat e naftës, me një fjalë mbeturinat e vajit motorik, vajit të lulediellit e këto sene, në përgjithësi janë ardh prej Ukrainës”, ka deklaruar ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code