Si pritet të jetë moti nesër në Kosovë?

Lajme

Nesër në kosovë pritet të jetë mot me diell.

Fusha anticiklonike që kanë filluar të shtrihen mbi rajonin tonë do të kushtëzojnë në ditët e ardhshme mot të qëndrueshëm, ku pritet të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

Pas një përmirësimi të cilësisë së ajrit nga dita e djeshme, moti stabil ditëve në vijim, gradualisht sjell përkeqësim të cilësisë së ajrit, pasi koncentrimi i ndotësve ajrore do të rritet e indeksi gradualisht gjatë ditës së nesërme do të kaloj në vlera të dobëta, e më vonë edhe në shumë të dobëta.

15.12.2020 – Paradite kryesisht me vranësira të ulëta. Ditën priten kthjellime. Në vise malore kryesisht me kthjellime.

Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 8C, e në vise malore -4C deri 7C. Era do të fryjë e lehtë kryesisht nga krahu jugore 1-3m/s. Indeks UV 1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *