Sindit i vdes një person i dashur

Magazin

Protagonistja e “Përputhen” ka njoftuar se i ka ndërruar jetë një person i shtrenjtë.

Sindi përmes një postimi në Instagram njoftoi se gjyshi i saj i ka ndërruar jetë.

Ajo ka publikuar imazhin e shiritit të zi, teksa ka shkruar edhe disa fjalë lamtumirëse për gjyshin e saj.

“Jeta është plot me surpriza herë nga surprizon ëmbël e herë hidhur. Kur na surprizon ëmbël gëzohemi dhe zemra na bëhet mal, kur na surprizon hidhur qajmë dhe zemra duket sikur na ngushtohet dhe fryma na merret. Jeta është një karusel ndjenjash. E bukura është të jesh gjithmonë me njerëzit më të dashur në këtë karusel dhe është e sigurt që do të kesh një udhëtim shumëngjyrësh. E kështu ishte edhe jeta jote gjysh i dashur. Do mbetesh gjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Sindi.

Ndryshe, konkurrentja e emisionit ka qenë temë debati së fundi pas disa replikave të ashpra mes saj dhe Julit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *