Spanja hap klubet e natës por nuk lejohet kërcimi

Botë Lajme

 

Autoritetet shtetërore në Spanjë kanë marrë vendimin që duke nisur nga java e ardhshme që të hapen klubet e natës dhe diskotekat.

Por, për shkak të rregullave të distancimit social për shkak të Covid-19, në këto vende nuk do të lejohet kërcimi.

Këto hapësira tani do të përdoret për të vendosur tavolina për t’u ulur klientët.

Në ndërkohë Ministria e Shëndetësisë tek klubet e natës do të lejojë shfrytëzimin e vetëm 1/3 të hapësirave, por edhe të verandave.

Rregull i ri ka sjellë reagime nga pronarët e klubeve të natës dhe diskove të cilët nga njëra anë prisnin hapjen, porse nuk e mendonin që nuk do të lejohej vallëzimi, një nga aktivitetet më të preferuara të klientëve, shkruan The Sun përcjell Infodiaspora.de

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *